Kaos në koncertin e Jay-Z-së, fansat humbën ndjenjat dhe u ndjenë keq NULL NULL 13.07.2026 15:23 13.07.2026 15:23 Jay-Z është përballur me një situatë të pakëndshme pasi nata përmbyllëse e serisë së koncerteve të tij në stadiumin “Yankee” u shoqërua me kaos. Qindra persona pa bileta tentuan të futeshin me forcë në stadium, duke shkaktuar vonesë prej gati katër orësh në nisjen e koncertit. Para stadiumit u krijuan skena dramatike, ndërsa sipas raportimeve disa fansa u ndjenë keq dhe humbën ndjenjat, transmeton Klankosova.tv. Organizatorët reaguan shpejt dhe publikuan një deklaratë të përbashkët, ku thanë se “qindra persona në grupe të mëdha” pa bileta u përpoqën të hynin duke penguar pjesëmarrësit që kishin bileta, ndërsa disa arritën të kalonin përtej sigurisë. Për shkak të situatës, hyrjet e stadiumit u mbyllën përkohësisht, ndërsa autoritetet ndërhynë për të vendosur kontrollin.