Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Benjamin Pavard me nusen nga Kosova bëhen prindër për herë të parë

NULL NULL
13.07.2026 12:34

Jo çdo fitore festohet në fushën e blertë. Këtë herë, emocionet më të mëdha për Benjamin Pavard kanë ardhur larg stadiumeve, aty ku ka nisur sfida më e bukur e jetës, ajo e prindërimit.

Ylli francez i futbollit dhe partnerja e tij, aktorja dhe modelja me prejardhje nga Kosova, Kleofina Pnishi, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e ndanë me ndjekësit e tyre përmes rrjeteve sociale, duke publikuar disa fotografi plot emocion me vajzën e porsalindur.

Çifti zbuloi gjithashtu edhe emrin e vogëlushes, e cila quhet Lena Rose Pavard.

Postimi u prit me urime të shumta nga fansat dhe miqtë e tyre, të cilët i uruan çiftit shëndet, lumturi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës.

lajme të ngjashme