Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Regjistrimi online në shkollat e mesme të Prishtinës: Si funksionon platforma? (VIDEO)

NULL NULL
13.07.2026 08:01
Arianit Elshani, drejtor i Arsimit në Prishtinë

Kalimi nga shkolla fillore në atë të mesme është një nga momentet më të rëndësishme për çdo nxënës.

E për ta bërë këtë proces më të thjeshtë dhe më efikas, komuna e Prishtinës ka lansuar një platformë online për regjistrimin në shkollat e mesme, transmeton Klankosova.tv.

Se si funksionon kjo platformë, në emisionin “Ora Shtatë”, ka treguar drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani.

“Realisht ka qenë diçka e gatshme që e kam gjetur, në secilën shkollë që e vizitojë gjej platforma interesante që i kanë zhvilluar për nevoja të tyre, administrim të brendshëm, dhe njëra prej tyre ka qenë pikërisht kjo, digjitalizimi i procedurës për regjistrim në shkollë të mesme. Kam kërkuar që kjo të përdoret në të gjitha shkollat, që procedura të jetë më e lehtë, pasi gjatë viteve të kaluara ka pasur radhë të gjata, duke pritur me orë të tëra”, u shpreh Elshani në Klan Kosova.

Ai shtoi se pavarësisht disa problemeve teknike në fillim, kjo platformë sipas tij, bëri më të lehtë punën për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.

lajme të ngjashme