Java nis me temperatura të larta – parashikimi i motit për sot NULL NULL 13.07.2026 06:58 13.07.2026 06:58 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e hënë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta në të gjithë vendin. Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv. Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar.