Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohet se e dhunoi një 18-vjeçare gjermane, i riu shqiptar vihet nën hetim në Itali

NULL NULL
12.07.2026 19:42

Një 21-vjeçar shqiptar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Riminit për akuzën e dhunës seksuale, pas denoncimit të një turisteje gjermane 18-vjeçare, e cila ishte me pushime në bregdetin italian gjatë fundjavës së parë të korrikut.

Sipas mediave italiane, vajza ndodhej me dy shoqe të saj, të tria me origjinë nga Gjermania dhe në të njëjtën moshë.

Ajo kishte njohur 21-vjeçarin, i cili jeton prej vitesh në Itali por është me origjinë shqiptare, dhe së bashku kishin lënë takim në një diskotekë në mbrëmjen e së dielës së 5 korrikut.

Sipas dëshmisë së vajzës, pas disa orësh që kishin kaluar së bashku në lokal, katër të rinjtë ishin zhvendosur në plazh, pasi kishin konsumuar një sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike.

Aty, sipas versionit të paraqitur nga 18-vjeçarja në polici, ajo dhe 21-vjeçari ishin larguar nga grupi dhe më pas ai dyshohet se e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.

Vajza ka deklaruar se kishte tentuar të rezistonte, por sipas saj i riu e kishte mposhtur fizikisht dhe kishte përfituar nga gjendja e saj e dehjes. Ditën pas ngjarjes, ajo është paraqitur në komisariatin e policisë në Rimini dhe ka bërë kallëzim.

I riu ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendon se mes tyre ka pasur vetëm puthje dhe se çdo afërsi ka qenë me dëshirë nga të dyja palët.

“Klienti im është i bindur për pafajësinë e tij dhe, për të treguar qetësinë e tij, ka dorëzuar pa asnjë hezitim të brendshmet e tij te autoritetet për analizat përkatëse”, ka deklaruar avokati i tij./TCh

lajme të ngjashme