Ibrahimoviq: Goli i Bellingham nuk duhej të pranohej NULL NULL 12.07.2026 12:26 12.07.2026 12:26 Legjenda suedeze, Zlatan Ibrahimoviq ka deklaruar se goli i barazimit të Jude Bellingham ndaj Norvegjisë nuk duhej të ishte pranuar. Sipas Ibrahimoviçit, topi preku kabllon e kamerës dhe ndryshoi trajektore, çka përbën ndërhyrje të jashtme dhe, sipas rregullave, loja duhej të ndërpritej menjëherë. “Ligji është ligj, pavarësisht nëse është minuta e parë apo e 90-të. Nëse topi ndikohet nga kablloja e kamerës, rifillimi i duhur është me top të lëshuar , jo vazhdimi i aksionit”, u shpreh ai. Suedezi shtoi se rregullat nuk mund të injorohen vetëm sepse goli ishte spektakolar, duke theksuar se nëse një situatë e tillë do të kishte ndodhur në dëm të Anglisë, reagimet do të ishin shumë më të mëdha./Klankosova.tv