SHBA nis sulme të reja, Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit NULL NULL 12.07.2026 08:21 12.07.2026 08:21 Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Iranit, pasi Teherani goditi një anije tregtare që po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit. Sipas Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit deri në një njoftim të dytë dhe ka paralajmëruar një përgjigje të ashpër ndaj asaj që e cilëson si “agresion” amerikan. Pak orë pas sulmeve amerikane, IRGC njoftoi se kishte goditur një bazë ushtarake amerikane në Jordani. Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti dhe Bahrejni raportuan se po përballeshin me raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se sulmet u ndërmorën pasi Garda Revolucionare sulmoi një anije me flamur të Qipros në Ngushticën e Hormuzit. Sipas saj, anija pësoi dëmtime të mëdha në dhomën e motorëve dhe nuk mundi të vazhdonte lundrimin, ndërsa një anëtar i ekuipazhit rezulton i zhdukur. SHBA-ja bëri të ditur se ka goditur rreth 140 objektiva ushtarake iraniane, përfshirë baza raketore, pozicione dronësh, rrjete komunikimi dhe sisteme të mbikëqyrjes bregdetare.