Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sadriu-Hamiti: Kosova e izoluar, dhuratë nga Kurti (VIDEO)

NULL NULL
12.07.2026 08:40

Opinionistja Vjosa Sadriu-Hamiti ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Të shtunën në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ajo tha se Kosova ndodhet në izolim ndërkombëtar, për të cilin e bëri përgjegjës Kurtin, duke e akuzuar se me retorikën dhe qasjen e tij ka dëmtuar marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Ai e ka mbjellë frymën anti-Amerikë, anti-Evropë. Konsultimet dhe diskutimet, partneritetin ai e ka intepretu si nënshtrim ndaj Amerikës, Evropës dhe kështu me radhë”, tha ajo në Klan Kosova.

“Dëmin më të madh na e ka bërë Albin Kurti me retorikën e tij dhe të Vetëvendosjes, ku për mua është shumë shqetësuese dhe e frikshme se si një qytetar i Republikës së Kosovës mundet me thanë “Nuk kemi ne nevojë për Amerikën”, “Nuk kemi nevojë për gazin amerikan”, “Nuk kemi nevojë për mbështetjen e tyre”, u shpreh Sadriu-Hamiti, raporton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme