Xhaka i dëshpëruar pas eliminimit (VIDEO) NULL NULL 12.07.2026 07:15 12.07.2026 07:15 Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, është dukur tejet i dëshpëruar pas eliminimit nga Kupa e Botës. Pas ndeshjes, ai u shfaq duke diskutuar me dy ish-futbollistët e tjerë shqiptarë të kombëtares zvicerane, Valon Behramin dhe Blerim Xhemajlin. Pamjet i ka siguruar drejtori i Sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, njofton Klankosova.tv. Helvetikët nuk ia dolën ta mundin Argjentinën në çerekfinale. “Nati” nga minuta e 72-të ishte me një futbollist më pak, pasi Breel Embolo u përjashtua nga loja. Skuadra e drejtuar nga Murat Yakin, u mposht me rezultat 3:1 pas vazhdimeve./ Klankosova.tv.