“Tirana është full”, mijëra fansa drejt kryeqytetit shqiptar për koncertin e Kanye West (VIDEO) NULL NULL 11.07.2026 16:49 11.07.2026 16:49 Tirana është në prag të koncertit të shumëpritur të Kanye West, ndërsa interesi për ngjarjen ka arritur nivele të jashtëzakonshme. Sipas gazetarit nga Shqipëria, Elton Tozaj, i cili foli në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, kryeqyteti shqiptar tashmë është i mbushur me vizitorë të ardhur nga vende të ndryshme për të ndjekur performancën. Ai tha se atmosfera festive ka nisur edhe para koncertit, me mijëra fansa që kanë mbërritur në Tiranë gjatë ditëve të fundit. “Para koncertit atmosfera ka filluar. Tirana është plot realisht. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ardhur, sipas statistikave të Aeroportit të Rinasit, mbi 21 mijë persona me fluturime charter ose që kanë deklaruar se po vijnë për koncertin. Sot priten edhe rreth 18 mijë të tjerë, pa llogaritur ata që do të mbërrijnë nga rruga, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Ka një interes të jashtëzakonshëm”, tha Tozaj. /Klankosova.tv