Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjithçka e kryer, dhëndri kosovar Adeyemi lojtari më i ri i Barcelonës

NULL NULL
10.07.2026 18:40
Karim Adeyemi te Barcelona

Barcelona ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit Karim Adeyemi.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, sipas të cilit klubi gjerman ka pranuar ofertën e kampionit spanjoll për reprezentuesin gjerman, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve, transferimi i Adeyemit do t’i kushtojë Barcelonës 22 milionë euro, ndërsa marrëveshja parashikon edhe deri në 7 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Romano bën të ditur se Adeyemi kishte vendosur ta vazhdonte karrierën vetëm te Barcelona dhe tashmë ka arritur marrëveshje për një kontratë pesëvjeçare me klubin katalanas.

Adeyemi, i cili është dhëndër kosovar, pritet t’i bashkohet Barcelonës pas përfundimit të procedurave zyrtare të transferimit.

 

lajme të ngjashme