Borussia Dortmund gjen zëvendësuesin e Adeyemit NULL NULL 10.07.2026 16:30 10.07.2026 16:30 Borussia Dortmund po përgatitet për largimin e Karim Adeyemit, i cili ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën. Klubi gjerman tashmë ka identifikuar zëvendësuesin e tij, 19-vjeçarin Said El Mala të Kolnit. Sulmuesi i ri shkëlqeu sezonin e kaluar me 13 gola dhe 4 asistime në 36 ndeshje, por Kolni kërkon plot 50 milionë euro për kartonin e tij. Ky çmim i lartë po e vështirëson për momentin transferimin te Borussia Dortmund.