Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të  katërshes së UÇK-së: Mund të kryejnë vepra penale ndaj atyre që dëshmuan

NULL NULL
10.07.2026 15:15
Gjykata Speciale

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale në Hagë, Michael Doyle, ka folur për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke deklaruar se gjyqtarët e shqyrtojnë këtë çështje çdo dy muaj.

Në një deklaratë të publikar në faqën zyrtare të Gjykatës në rrjete sociale, Doyle ka thënë se Trupi Gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkëpandehurve të tij vlerëson rregullisht nëse paraburgimi mbetet i nevojshëm dhe proporcional gjatë procesit gjyqësor, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, vendimi për moslirimin e tyre deri më tani lidhet me vlerësimin se ekziston rreziku që ata të kryejnë vepra të tjera penale, veçanërisht ndaj personave që kanë dëshmuar në proces.

“Çdo dy muaj, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi etj. shqyrton nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe proporcional për të pandehurit gjatë gjykimit të tyre. Deri më tani, ata gjithmonë kanë arritur në përfundimin se ekziston rreziku që z. Thaçi dhe të bashkëpandehurit e tij të kryejnë vepra të mëtejshme penale, veçanërisht kundër personave që dëshmuan në gjykimin e tyre”, ka deklaruar Doyle.

lajme të ngjashme