Nafta vazhdon “marshimin” lart, çmimi rritet sërish në Kosovë NULL NULL 10.07.2026 09:09 10.07.2026 09:09 Gjatë ditës së premte, nafta në Kosovë do të shitet me çmim maksimal prej 1.47 euro për litër. Sipas çmimeve maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të përcaktuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një ditë më parë nafta është shitur me çmim prej 1.44 euro për litër, ndërsa sot çmimi është rritur në 1.47 euro. Ndërkohë, benzina do të kushtojë 1.37 euro për litër, ndërsa gazi 0.61 euro për litër./Klankosova.tv.