Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Hamzën: Presim konstituimin e institucioneve (VIDEO) NULL NULL 10.07.2026 09:03 10.07.2026 09:03 Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar takimin me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën. Ky takim është paralajmëruar të mbahet nga ora 09:00 e mëngjesit, transmeton Klanksova.tv. “Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të”, tha Kurti para mediave. Po në të njëjtën ditë, Kurti do të zhvillojë takim edhe me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nga ora 18:00.