Vrasja e trefishtë në Gllogjan: Sot shpallet aktgjykimi NULL NULL 10.07.2026 07:25 10.07.2026 07:25 Në Gjykatën Themelore në Pejë sot do të shpallet aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, rasti i ndodhur në vitin 2021. Sipas njoftimit, aktgjykimi do të shpallet me fillim nga ora 14:30, transmeton Klankosova.tv. Për vrasjen e trefishtë akuzohen Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj. Në këtë rast kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, teksa ishte shtënë me armë zjarri ndaj autobusit që barte udhëtarët në fshatin Gllogjan të Deçanit.