Rinovimi i vonuar: Bie tavani, mbyllet dhoma në Infektivë (VIDEO) NULL NULL 09.07.2026 20:43 09.07.2026 20:43 Kërkesa për investime në klinikën infektive u bë nga drejtoresha e kësaj klinike në një mbledhje të bordit të ShSKUK-së në dhjetorin e kaluar. Madje alarmonte për infrastrukturën e saj, raporton Klan Kosova. Por, shpresa e vetme për t’u këndellur infektiva, objekt ky spitalor tejet i mbingarkuar edhe në kohën e pandemisë, janë investimet. Mirëpo se kur do të nisin, askush s’e di. Sipas QKUK-së, kjo vonesë është pasojë e mos miratimit të buxhetit. E, pacientët që janë të hospitalizuar në infektivë, kërkojnë së paku kushte bazike, si ujë të ngrohtë, higjienë e furnizim me çarçafë. Përveç problemeve brenda, as jashtë klinikes situata nuk është më mirë. Mbeturinat kanë zënë vend tash e sa kohë në rreth këtyre hapësirave. Për më shumë, ndiqni kronikën e plotë: