Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pak para mbledhjes së LDK-së, Lushaku-Sadriu flet për temat që do të diskutohen

NULL NULL
09.07.2026 14:56

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që së shpejti të mbajë mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Para nisjes së mbledhjes, deputetja e zgjedhur LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha për media se ka shumë tema që mund të diskutohen, por theksoi se vendimmarrja kërkon debat të brendshëm partiak.

“Ka shumë tema që mund të jenë pjesë e diskutimit, mund të ketë edhe vendime të brendshme partiake, por kjo kërkon gjithmonë një diskutim të brendshëm partiak. Nuk është temë që mund t’i paraprijmë dhe ta diskutojmë publikisht”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Ajo nuk dha detaje se cilat çështje konkrete do të trajtohen në mbledhje, duke lënë të kuptohet se qëndrimet e partisë do të bëhen të ditura pas përfundimit të diskutimeve në organet e LDK-së./Klankosova.tv

lajme të ngjashme