S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi NULL NULL 09.07.2026 11:39 09.07.2026 11:39 Foto ilustruese, pritjet kufitare Diaspora ka nisur të vijë në Kosovë, me rastin e pushimeve vjetore në vendet ku jetojnë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se fluksi i pritjeve nuk është i lartë, kryesisht nga 3 deri në 5 minutë, transmeton Klankosova.tv. Pritje më e madhe rezulton të jetë vetëm në një pikë kufitare, atë të Hanit të Elezit, nga 5 deri në 10 minuta.