Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti i KEK-ut, Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare

NULL NULL
08.07.2026 11:18

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-shefin e prokurimit në KEK, Ymer Dragushën për katër vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, duke e dënuar me dënim unik prej dy vjetësh burgim.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, Dragushës për pikën  e parë të  aktakuzës i është caktuar dënim me një vit burgim, ndërsa për tri pikat e tjera nga tetë muaj burgim për secilën.

“Gjykata, duke u bazuar në nenin 76 të Kodit Penal, të pandehurit i shqipton dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, u tha gjatë shpalljes së aktgjykimit, raporton Kosova Press, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, Gjykata e ka udhëzuar Avokaturën Shtetërore që  kërkesën pasurore juridike ta realizojë në procedurë të rregullt civile.

Me aktgjykim, Dragusha është obliguar edhe t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale, përkatësisht  100 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit

Ymer Dragusha kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale, të cilën Gjykata e kishte miratuar në seancën e 7 shkurtit 2025.

Njëri nga të akuzuarit pranon fajësinë në seancën për keqpërdorime në KEK

lajme të ngjashme