Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njëri nga të akuzuarit pranon fajësinë në seancën për keqpërdorime në KEK

NULL NULL
07.02.2025 11:35

Në seancën fillestare ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqit, Ymer Dagushës si dhe Isuf Zejnës, të akuzuar për keqpërdorime në rastin KEK2, Krasniqi dhe Zejna u deklaruan të pafajshëm, ndërsa Ymer Dragusha ka pranuar fajësinë.

Dragusha më 4 shkurt 2025 ka nënshkruar marrëveshjen e pranimit të fajësisë me Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Ajo rekomandon dënim në kohëzgjatje prej dy vjetësh, i cili nuk ekzekutohet nëse nuk përmbushen kushtet: të mos kryejë vepra penale brenda dy vjetësh, të jetë dëshmitar bashkëpunues.

“Dënimi në kohëzgjatjes prej 8 muajsh, dispozitivi 2 me dënim 6 muaj, dispozitivi 3 për 6 muaj dhe dispozitivi 4 po ashtu 6 muaj apo në total prej 2 vjetësh dhe nuk ekzekutohet nëse i pandehuri nuk i përmbush këto kushte”, tha prokurorja Zejnullahu.

Prokurorja e rastit, Fikrie Fejzullahu tha se pranimi i fajësisë nga i akuzuari Dragusha është bërë në mënyrë vullnetare.

Këtë e pohuan edhe mbrojtësi i Ymer Dragushës, si dhe vet i akuzuari.

Gjykatësi Rrahman Beqiri më pas mori aktvendim që shpallja e fajësisë për këtë çështje të bëhet deri në përfundim të çështjes penale në tërësi.

Gjatë kësaj seance fillestare është lexuar edhe aktakuza e cila për këtë rast ishte ngritur më 30 dhjetor 2024. /kp

lajme të ngjashme