Pejë: Për gjashtë muaj, 35.265 dënime për shkelje të rregullave në trafik NULL NULL 08.07.2026 10:17 08.07.2026 10:17 Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, përmes stacioneve policore dhe Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, ka ndërmarrë një sërë masash për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor. Sipas të dhënave të publikuara, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 35.265 gjoba për kundërvajtje në komunikacion ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, sipas të dhënave, Policia ka shqiptuar 1.632 masa mbrojtëse për ndalimin e drejtimit të automjetit, me kohëzgjatje nga tre muaj deri në një vit, si dhe 3.047 gjoba me pikë negative, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nga Policia Rajonale e Pejës është theksuar se këto rezultate janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për zbatimin e ligjit, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Me rritjen e qarkullimit gjatë sezonit veror, Policia ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve, motoçiklistët, çiklistët dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të shmangin drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera.