Certifikimi i rezultateve: Tërheqjet në Aleancë, ndryshimi i vetëm NULL NULL 08.07.2026 12:12 08.07.2026 12:12 Qëndresa Bellagoshi, gazetare në Klan Kosova Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e votimeve të 7 qershorit, dhe si në ato përfundimtare, del se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar numrin më të madh të deputetëve, përkatësisht 53 sosh. Ajo ndiqet nga PDK me 22 ulëse, LDK me 18 ulëse e Aleanca me 7 ulëse, transmeton Klankosova.tv. Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, i vetmi ndryshim nga rezultatet përfundimtare është në Aleancë, ku Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj do të zëvendësohen nga Bekë Berisha dhe Burim Ramadani, pas njoftimit të tërheqjes së tyre nga mandati i deputetit. Bellagoshi po ashtu bëri të ditur se të gjitha ankesat që ishin bërë karshi rezultateve janë shpallur të pabaza si nga ana e PZAP-së, ashtu edhe nga Gjykata Supreme. Tashmë, me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, është hapur rruga për formimin e institucioneve të Kosovës. Certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit