Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Kurti dëshiron pozicion autoritar përmes rolit të viktimës (VIDEO)

NULL NULL
08.07.2026 07:27
Besnik Tahiri, Aleanca

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se po tenton të krijojë një narrativë viktimizimi për përfitime politike.

Në një intervistë të dhënë mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Tahiri tha se qytetarët e Kosovës e kanë të qartë, sipas tij, qasjen politike të Kurtit, transmeton Klankosova.tv.

“E dinë secili qytetar i Kosovës që zotëri Kurti dëshiron pozicion autoritar prej perspektivës së viktimës. Zotëri Kurtit i kemi thënë: ‘S’mundesh me u viktimizu, nuk jemi duke të të bllokuar. Eja, qe ku i ke shtatë vota, temat tona’. Loja se kujt me ia lënë fajin është strategjia e dy palë zgjedhjeve të zotëri Kurtit”, deklaroi Tahiri në Klan Kosova.

Sipas deputetit të zgjedhur të Aleancës, partia e tij nuk është duke bllokuar proceset politike, por ka ofruar mbështetje për çështje të caktuara.

lajme të ngjashme