Dyshohet se u përfshi në rastin “Kobra”, ky është personi që u ekstradua nga Hungaria NULL NULL 07.07.2026 23:42 07.07.2026 23:42 Një person që dyshohet se është i përfshirë në rastin “Kobra”, ku u vra një shtetas i Shqipërisë, është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë. Klankosova.tv mëson jozyrtarisht se bëhet fjalë për R. Susurin. I njëjti dyshohet për disa vepra penale, si “Armëmbajtje pa leje” dhe “fshehje e provave”. Ai për një kohë i ishte shmangur drejtësisë kosovare, por arratia e tij mori fund pasi u arrestua nga autoritetet hungareze me kërkesë të Interpolit. Lidhur me rastin është deklaruar përmes një komunikate edhe Policia e Kosovës. Më 3 janar 2023, në lokalin “Kobra City” në Prizren, u vra një shtetas i Shqipërisë. Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. I ekstraduari nga Hungaria dyshohet se ishte i përfshirë në rastin “Kobra”