Prishtina Parking: Protestojnë punëtorët, duan pagat e tyre (VIDEO) NULL NULL 07.07.2026 20:55 07.07.2026 20:55 Punëtorët e ndërmarrjes komunale, “Prishtina Parking”, kanë bojkotuar punën të martën, duke lënë pa pagesë fizike shumicën e parkingjeve në kryeqytet. Protesta erdhi si shenjë pakënaqësie për mosmarrjen e pagave të muajit të kaluar, raporton Klan Kosova. Nga ndërmarrja kanë bërë të ditur se vonesat lidhen me vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e pjesshëm të rregullores për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve. Ata kanë premtuar se pagat do të ekzekutohen pjesërisht gjatë ditës së martë, ndërsa pjesa tjetër në ditët në vijim. Detajet i gjeni në kronikën vijuese: