Zgjerohet perimetri i kërkimit për të moshuarin Xhafer Raqi NULL NULL 07.07.2026 16:40 07.07.2026 16:40 Ende asnjë gjurmë e re e 78 vjeçarit Xhafer Raqi, i cili tash e pesë ditë është shpallur i zhdukur nga familja. Për kërkimin e tij, pos familjes dhe grupeve të qytetarëve janë angazhuar edhe ekipet e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, Policisë, Drejtorisë së Emegjencave të Komunës së Prishtinës, Zjarrfikësit si dhe Forcës së Sigurisë. Kryetari i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim Mentor Maloku, deklaroi për Klankosova.tv se është zgjeruar perimetri i kërkimit për të moshuarin. “Ende nuk ka ndonjë informacion të ri. Kërkimet janë intensifikuar, aktualisht jemi duke kërkuar në zonën e Butovci dhe tani jemi zgjeruar me kërkime edhe në Mramor por edhe në pjesën e Kolovicës. Nuk kemi akoma gjurmë të reja”, tha Maloku. “Ekipeve tona i janë bashkangjitur edhe zjarrfikësit, ekipet e Drejtorisë së Emergjencave të Komunës së Prishtinës, Policia si dhe edhe FSK-ja”, deklaroi ai. Para disa ditësh në zonën e Butovcit është gjetur një sandale e cila dyshohet se i përket të moshuarit Xhafer Raqit. Derisa sot ndihmë për gjetjen e 78-vjeçarit ka kërkuar edhe Policia e Kosovës. Tash e 5 ditë i zhdukur, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit