Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi: Mungesa e mbikëqyrjes politike i konvenon pushtetit, vendi po funksionon me ushtrues detyre

NULL NULL
07.07.2026 13:20
Vullnet Krasniqi

Opinionisti, Vullnet Krasniqi, në emisionin “Kosova Today” ka vlerësuar se mungesa e dinamizmit politik dhe e mbikëqyrjes institucionale i shkon më së shumti për shtat partisë në pushtet.

Sipas tij, roli mbikëqyrës i Kuvendit të Kosovës dhe i komisioneve parlamentare është thelbësor, pasi çdo ligj dhe çdo vendim i ekzekutivit duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit parlamentar, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo mungesë e dinamizmit politik, e sidomos e mbikëqyrjes politike më së shumti i konvenon partisë në pushtet. Mbikëqyrja politike është Kuvendi i Kosovës, komisionet parlamentare të cilat çdo ligj, çdo vendim ekzekutiv, duhet të kalojnë në ato komisione”, tha ai në Klan Kosova.

Ai tha se situata aktuale është paradoksale, duke kujtuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sipas tij ka thënë se funksionon mirë në këtë gjendje institucionale.

Krasniqi ngriti shqetësimin se në mungesë të institucioneve të konsoliduara, qytetarët nuk kanë adresë të qartë për t’u drejtuar në rast të krizave politike, ekonomike apo sociale.

“A dini pse kjo është e çuditshme? Edhe Albin Kurti e ka thënë disa herë në qëndrimet e tij, ka thënë ‘unë mirë jam, unë e kam presidentin, e kam kryeministrin, unë e kam mbikëqyrjen’. Ai vet po na thotë që në këtë gjendje funksionon më së miri. Tash, në çfarëdo lloj krize që ke, politike, ekonomike, sociale, kujt ki me iu drejtu? Krejt janë ushtrues detyre”, u shpreh Krasniqi.

lajme të ngjashme