Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

NULL NULL
05.07.2026 09:23

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, në dokumente kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 euro.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i pyetur nga zyrtari policor pse kishte vendosur të hollat në dokumente, i dyshuari ka deklaruar se kartëmonedhën prej 5 euro e kishte lënë për “kafe” për policët që po merreshin me kontrollin e dokumenteve.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK./Klankosova.tv

lajme të ngjashme