Arrestohet një person në Ferizaj, policia i gjen marihuanë gjatë kontrollit NULL NULL 05.07.2026 09:00 05.07.2026 09:00 Një person është arrestuar në fshatin Doganaj të Ferizajt pasi gjatë një kontrolli policor iu gjet një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 korrik rreth orës 23:30. I dyshuari ishte pasagjer në një veturë kur njësitë relevante të policisë kryen kontrollin. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 8.64 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të mbështjellë në qese najloni. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Doganaj, Ferizaj / 04.07.2026 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se njësiti relevant i policisë gjatë kontrollit derisa kishte qenë pasagjer në një veturë i kanë gjetur dhe konfiskuar të mbështjelluara në qese najloni 8.64 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedur të rregullt”.