Dosja nga arratisja e të burgosurit: Veprimi “veproi”, u arratis nga burgu (VIDEO) NULL NULL 04.07.2026 20:19 04.07.2026 20:19 Në pushim shkoi por pa i dhënë kuptim emrit, nuk e la. Veprim Nikqi, veproi, e nuk u kthye më në burgun e Dubravës, ku po i vuante 25 vjetët e dënimit, që iu dhanë për vrasjen e Luan Kelmendit në vitin 2010. Ikjen, Nikqi po del se nuk e ka sefte, raporton Klan Kosova. Televizioni ka siguruar dosjen e plotë të aktgjykimit dhe aktakuzës së tij, të para 16 vjetëve, ku tregohet në detaje se si ky u arratis nga drejtësia, menjëherë si e kreu vrasjen. U arrestua me fletëarrest ndërkombëtar, pas 3 vjet kërkimesh. Nikqi, edhe në atë kohë u konsiderua i rrëzikshëm, pasi pranoi që e vrau bashkëfshatarin e plagosi vëllain e tij, me kallash veç pse paraprakisht ishin përleshur fizikisht derisa po luanin futboll në Pavlan të Pejës. Për mos ta kryer këtë vrasje siç thotë dosja e organeve të drejtëisë, Nikqi donte para. Nga këto akuza, Veprim Nikqin, në atë kohë e mbrojti avokati Gëzim Kollçaku i cili i tash i tha televizionit se nuk di gjë për të. Këtë policia e ka shpallur në kërkim sërish, e deri pasditen e së shtunës qe i pakapshëm për ta. Ndiqni kronikën e plotë, në videon e bashkangjitur: