Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndeshja Paraguai – Francë nis me ceremoni për 250-vjetorin e ShBA-së

NULL NULL
04.07.2026 22:38

Festimet për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po shoqërohen edhe me ngjarje të mëdha sportive, ku vëmendja është përqendruar te ndeshjet e fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026.

Tifozët e futbollit kanë ndjekur fillimin e fazës me eliminim direkt, ku Maroku siguroi kualifikimin në çerekfinale pas fitores bindëse 3:0 ndaj bashkëorganizatorit Kanada në Houston, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, sonte në Filadelfia zhvillohet edhe një nga përballjet më të forta të kësaj faze, ajo mes Francës dhe Paraguait, e cila pritet të tërheqë vëmendjen e mijëra tifozëve.

Sipas BBC, FIFA kishte njoftuar paraprakisht se të dyja ndeshjet do të shoqëroheshin me ceremoni të veçanta në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në stadiumin e Houstonit, ceremonia përfshiu shpalosjen e një banderole gjigante dhe interpretimin e himnit kombëtar amerikan nga muzikantja kryesore e Marinës së SHBA-së, Maia Rodriguez.

Ndërkaq, në stadiumin e Filadelfias, para fillimit të ndeshjes mes Francës dhe Paraguait është paraparë një program muzikor, ku do të performojë grupi i njohur amerikan The Roots, si pjesë e aktiviteteve që shënojnë 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

lajme të ngjashme