Mirënjohja për Amerikën – Si e shënoi Kosova 250-vjetorin e pavarësisë? (VIDEO) NULL NULL 04.07.2026 20:39 04.07.2026 20:39 Mirënjohja për Amerikën - Si e shënoi Kosova 250-vjetorin e pavarësisë? (VIDEO) Në Prishtinë është shënuar 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes disa aktiviteteve simbolike dhe ekspozitave që kanë përcjellë mesazhe mirënjohjeje për rolin e ShBA-së në mbështetjen e Kosovës. Në një prej veprimeve simbolike, flamuri amerikan është vendosur pranë atij të Kosovës, i cili prej kohësh valon në oborrin e një xhamie në kryeqytet, si shenjë respekti dhe falënderimi për mbështetjen amerikane gjatë periudhave të vështira. Imami i xhamisë “Dr. Bedri Kamberi”, Labinot Maliqi, tha se ky gjest nuk është vetëm protokollar, por një shprehje e qartë mirënjohjeje. Në këtë ceremoni, Maliqi ishte i vetëm, ndërsa në një tjetër aktivitet të ngjashëm të organizuar në kryeqytet, pjesëmarrja ishte më e gjerë dhe përfshinte ekspozita dhe elemente të tjera simbolike. Në kuadër të festimeve, mesazhe mirënjohjeje për ShBA-në u shprehën edhe përmes një ekspozite me fotografi, ku u theksua aleanca dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim: