Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Praktika në rrobaqepësi: Vajza në vend të mësimit – mori sulm seksual (VIDEO)

NULL NULL
04.07.2026 20:13

Pasioni që e pati për qepjen iu kthye në ankth. Qysh në ditën e parë të praktikës për këtë zanat, e reja nga Skenderaj u përball me sulm seksual, pikërisht në lokalin ku synoi ta mësojë profesionin e së ardhmes.

Këtë dyshohet se e bëri N.B që ishte bashkëpunëtor, por vajzës i ishte paraqitur si pronar.

I dyshuari 27 vjeç, veprimet i bënte duke u paraqitur si i pamartuar. Të njëjtat veç sa i shtonte.

Siç rrëfeu e reja për televizionin, burri filloi ta prekte edhe fizikisht, madje ai nuk e la rehat as kur vajza shkoi në tualet, raporton Klan Kosova.

Krejt skenat që ndodhën janë të filmuara edhe nga kamerat e sigurisë të cilat Klani i pa, por për shkak të hetimeve të rastit dhe ndjeshmërisë, nuk i publikon.

Nga kjo që përjetoi vajza, iu deshën gati 10 ditë kohë që ta marrë veten dhe rastin ta paraqes në polici.

Posa ndërmori këtë hap, organet e sigurisë arrestuan më 29 qershor, të dyshuarin për sulm seksual.

Ndaj tij, tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Klani ka mësuar se pasi policia filloi hetimet lidhur me këtë rast, më pas dolën edhe vajza të tjera të cilat deklaruan se janë ballafaquar me sulme të ngajshme nga i njëjti person.

Për më shumë, ndiqeni kronikën e plotë:

lajme të ngjashme