Integrimi në BE: 5 vende bllok Serbisë – Kroacia për “Banjskën” (VIDEO) NULL NULL 04.07.2026 20:33 04.07.2026 20:33 Integrimi në BE: 5 vende bllok Serbisë - Kroacia për “Banjskën” (VIDEO) Jo një por së paku pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian ia bënë sërish bllok Serbisë. Sipas burimeve diplomatike, të prira nga Holanda pastaj Suedia si dhe tri vende të Baltikut, tashmë janë kundër që Beogradi, ashtu siç pretendonin pushtetarët atje, këtë korrik do të celte Kapitullin 3 të bisedimeve për anëtarësim në unsion. Një zëdhënës i ministrisë së Punëve të Jashtme holandeze konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, se vlerësimi i Qeverisë lidhur me paketën e zgjerimit 2025, ende është në fuqi: Hapja e kapitullit 3 për Serbinë tani do të ishte jo sipas performancës së kërkuar duke pasur parasysh shqetësimet e forta për sundimin e ligjit në Serbi. Një çështje për refuzimin e disa vendeve evropiane është edhe fakti që quhet i pakapërcyeshëm. Kjo ka të bëjë me pushtetin në Beograd që kurrë nuk i vendosi sanksione Rusisë, për shkak të luftës ndaj Ukrainës fqinje. Pos këtyre arsyeve të theksuara këto ditë; vende anëtare të Unionit siç është Kroacia, edhe viteve paraprake I kanë thënë Jo hapjes së kapitujve për anëtarësim të Serbisë në BE. Vetëm se Kroacia, ka kusht vendosjen para drejtësisë nga autoritet serbe të organizatorit dhe pjesëmarrësve të sulmit terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator 2023 në Banjskë. Ky mbetet një nga kushtet e forta kroate, por edhet të vetë komisonerës për Zgjerim. Marta Kos, tha në nëntor të 2025 se zgjidhja e plotë e rastit ku u vra rreshteri I policsë kosovare Afrim Bunjaku, mbetet detyrim për palën serbe. Serbia e ka statusin e vendit kandidat për të hyrë në BE, qysh prej marsit 2012. Duke qenë se bënë politikë të dyfishtë e nuk plotëson kërkesat e vendeve anëtare; siç është edhe fqinjësia e mirë pikë së pari me republikën e Kosovës, shteti serb nuk çeli asnjë kapitull të anëtarësimit qysh nga viti 2021. Për më shumë detaje ndiqeni kronikën e mëposhtme: