Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Menaxhmenti i qumështores: “Vita” garanton për cilësinë e produkteve (VIDEO)

NULL NULL
03.07.2026 20:21

Produktet i qitën para, që dyshimet t’i heqin krejt.

Të gjitha produktet e qumështores “Vita”, u sigurua se mund të pihen e të hahen pa asnjë dilemë, meqë janë krejt cilësore për konsum.

Qumështorja që një ditë më parë e mori vet vendimin për mbyllje të përkohshme pas një inspektimi të jashtëzakonshëm, janë gati që t’i kthehen punës sapo rezultatet e mostrave të dihen.

Ata thonë se halli nuk është hiç tek inspektimi, meqë kontrolla kanë pasur në vazhdimësi, por tek përbërja se kush ju shkoi për ta çuar në vend urdhrin.

Sa për akuzat për përmbajtjen, kanë një përgjigje, raporton Klan Kosova.

Madje diçka e tillë u tha se gjendet edhe brenda produkteve të brendeve tjera që vijnë nga jashtë.

Si në cilësinë e produkteve, nga “Vita”, konfirmojnë se krejt në rregull janë edhe me dokumentacion, derisa bëjnë thirrje që rezultatet e mostrave të marra një ditë më herët të prezantohen publikisht.

Për më shumë, ndiqeni kronikën e plotë:

lajme të ngjashme