Ky është burri që përfundoi në burg për sulm seksual ndaj disa vajzave në Skenderaj NULL NULL 03.07.2026 16:52 03.07.2026 16:52 Foto: I dyshuari për sulm seksual në Skenderaj - Nuhi Bislimi Për 30 ditë prapa grilave ka përfunduar i dyshuari për ngacmimin seksual të disa vajzave gjatë orarit të punës në Skenderaj. Siç ka mësuar gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, bëhet fjalë për Nuhi Bislimin, i cili u është prezantuar viktimave si 27-vjeçar dhe i pamartuar, ndonëse i martuar është. Seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbajtur të mërkurën e kësaj jave në orën 15:00, ku gjykata vendosi që i dyshuari të përfundojë prapa grilave për 30 ditë. Për rastin kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, sipas të cilit rasti kishte ndodhur më 18 qershor, ndërsa arrestimi i të dyshuarit u bë më 29 qershor të këtij viti. “Rr. ’17 Shkurti’, Skenderaj, 18.06.2026, 10:45-18:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. Ndaj të dyshuarit tashmë veçse është caktuar masa e paraburgimit./Klankosova.tv