Ceremonia e zisë për Khamenein nis të shtunën, pritet pjesëmarrje masive në Iran NULL NULL 03.07.2026 13:01 03.07.2026 13:01 Ceremonia zyrtare e zisë për vdekjen e Khameneit do të fillojnë të shtunën dhe do të përfundojnë të hënën, me miliona iranianë që pritet të marrin pjesë. Arkivoli i Khameneit është vendosur tashmë në Xhaminë e Madhe Mosalla, raporton DW, transmeton Klankosova.tv Qytete të tjera ku do të çohet arkivoli i Khameneit janë Qom, një qytet i shenjtë për myslimanët shiitë, si dhe Iraku, përpara varrimit të tij në qytetin e tij të lindjes, Mashhad, të enjten. Hapësira ajrore e Iranit dhe shumë rrugë në qytetet ku do të ekspozohet arkivoli do të mbyllen për disa ditë për arsye sigurie gjatë ceremonive. Përfaqësues zyrtarë nga Kina, Bjellorusia, Iraku dhe Turkmenistani zbarkuan në kryeqytetin iranian përpara funeralit, treguan pamjet e televizionit shtetëror. Një delegacion indian mbërriti gjithashtu në Teheran të premten dhe bëri homazhe para arkivolit të Ajatollah Khameneit në Teheran. /Klankosova.v