Bayern synon Bremerin, Juventusi pret ofertën vendimtare NULL NULL 03.07.2026 10:00 03.07.2026 10:00 Gleison Bremer mund të jetë një nga emrat më të nxehtë të afatit kalintar të verës. Bayern Munich po monitoron nga afër mbrojtësin e Juventus, ndërsa palët po punojnë për të gjetur sa më shpejt një zgjidhje për të ardhmen e tij. Sipas raportimeve, Bremer është në pritje të një oferte konkrete nga kampionët e Gjermanisë, e cila mund të përshpejtojë negociatat. Juventusi mbetet i hapur për diskutime, por transferimi pritet të varet nga hapi i radhës i Bayernit, që ende nuk ka paraqitur një propozim zyrtar.