Camavinga do që të mbetet, Reali që ta shesë NULL NULL 02.07.2026 15:29 02.07.2026 15:29 Eduardo Camavinga dëshiron që të qëndrojë te Real Madridi dhe këtë ua ka kumtur agjentëve të tij. Ai nuk dëshiron që të largohet pas një sezoni të keq te Mbretërit, dhe e di që nuk ka performuar në nivelin e kërkuar, sipas gazetarit Fabrizio Romano. Francezi dëshiron që të luftojë për vendin e tij dhe ta bindë trajnerin e ri, Jose Mourinho. Në anën tjetër, Real Madridi është i hapur që ta shesë atë, por për momentin nuk i kanë thënë atij që duhet të largohet.