Pacientët me transplant pa terapi: Shteti s’ua siguroi ilaçet, nuk i gjejnë as në barnatore (VIDEO) NULL NULL 01.07.2026 19:56 01.07.2026 19:56 Pacientët që kanë kryer transplant të organeve thonë se prej muajit maj po përballen me mungesë të barnave esenciale, të cilat shteti është i obliguar t’ua sigurojë. Për emisionin Kiks Kosova në Klan Kosova, disa prej tyre kanë rrëfyer se janë detyruar t’i blejnë vetë barnat, madje edhe jashtë Kosovës, ndërsa një pacient thotë se ka përdorur edhe terapi me afat të skaduar. Sipas tyre, ka pasur raste kur pacientët kanë shitur edhe bagëtinë për të siguruar terapinë jetike. Nga QKUK-ja kanë mohuar mungesën e përgjithshme të barnave, duke thënë se aktualisht disponojnë disa terapi imunosupresive, teksa për mungesën e barit Capsorin (Ciclosporin) kanë fajësuar operatorin ekonomik për vonesën në furnizim. Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se furnizimi me këtë bar është përgjegjësi e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Krejt ndryshe e sheh situatën gazetarja e shëndetësisë, Saranda Ramaj, e cila vlerëson se problemi nuk qëndron te mungesa e buxhetit, por te menaxhimi dhe planifikimi i furnizimit me barna. Kronikën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: