Shala kalon te Ferizaj NULL NULL 01.07.2026 12:58 01.07.2026 12:58 FC Ferizaj ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Ardi Shala, duke shtuar një tjetër përforcim në prag të sezonit të ri. Shala vjen nga Vëllaznimi, ku spikati me paraqitjet e tij gjatë edicionit të kaluar, ndërsa tani do të vazhdojë karrierën te Ferizaj. Klubi beson se mesfushori do të sjellë cilësi dhe stabilitet në repartin qendror, teksa synon një sezon sa më të suksesshëm në elitën e futbollit kosovar.