Grabitën me thikë dy braziliane dhe një rumun, arrestohen dy persona në Prishtinë NULL NULL 01.07.2026 10:12 01.07.2026 10:12 Në rrugën “Ymer Aliu” në Prishtinë, të martën rreth orës 22:20, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin për grabitje. Sipas policisë, të dyshuarit, nën kërcënimin e thikës, u kishin marrë tre viktimave, dy femrave braziliane dhe një mashkulli rumun dy telefona celularë, 1500 euro dhe disa bizhuteri, para se të largoheshin në drejtim të panjohur. Gjatë kontrollit, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar dy telefonat e grabitur, një pjesë të parave, bizhuteritë si dhe dy thika që dyshohet se janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Klankosova.tv