“Ukraina në pozita më të mira, Rusia përballet me vështirësi në luftë” (VIDEO) NULL NULL 30.06.2026 14:46 30.06.2026 14:46 Gazetari Arientin Avdyli, në emisionin “Kosova Today”, ka komentuar zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë dhe situatën në Rusi, duke iu referuar edhe raportimeve ndërkombëtare. Ai tha se, sipas një analize të transmetuar nga Sky News, intervistat e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky të dhëna në intervale të rregullta, tregojnë se Ukraina ndodhet në një pozicion më të favorshëm krahasuar me vitin e kaluar, kur, sipas tij, kishte presion më të madh nga administrata e atëhershme amerikane. Duke folur për Rusinë, Avdyli u shpreh se presidenti rus ka pranuar vështirësi në një intervistë publike dhe ka përmendur probleme në sektorin e rafinerive, duke shtuar se lufta tashmë po ndjehet drejtpërdrejt nga qytetarët rusë. “E pashë një storie të Sky Neës, ku ata kanë marrë krejt intervistat e Zelenskyt që i ka dhënë çdo tre-katër muaj, dhe nga gjuha e trupit shihet se Ukraina është momentalisht në pozita shumë më të mira se vitin e kaluar, kur bëhej presion nga ana e Trumpit. Pamë edhe, po besoj, një nga lajmet kryesore në Moskë: Putini doli në një intervistë publike ku tha se “po kemi vështirësi”. Ai tha se do t’i shtojnë dhe do t’i sanojnë problemet në rafineri. Po shihet që Putini iu drejtua qytetarëve dhe se nuk ka vend në Rusi ku nuk po e ndjejnë luftën live. Sipas tij, rekrutimi ushtarak në Rusi fillimisht është mbështetur kryesisht nga rajone të varfra dhe periferike, si Siberia, Çeçenia, si dhe nga të burgosurit, ndërsa tani po përfshin gjithnjë e më shumë të rinj. Ai gjithashtu pretendoi se dronë ukrainas kanë arritur të fluturojnë mbi Moskë gjatë ditëve të fundit, duke ngritur pikëpyetje mbi kapacitetet mbrojtëse të Rusisë. Deri tani, shumica e të rekrutuarve kanë qenë nga viset e largëta të Siberisë, çeçenë, nga shtresat e varfra dhe nga burgjet, ndërsa tani çdo ditë po shkojnë edhe të rinj. Por edhe dronët e Ukrainës po fluturojnë mbi Moskë prej tre-katër ditësh, dhe po shihet që nuk kanë sistem mbrojtës adekuat. Diçka që, dorën në zemër, askush s’e ka pritur para pesë vjetësh”, tha gazetari Arientin Avdyli në “Kosova Today”.