Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krimi në Dragash: E dyshuar edhe nëna e dorasit, zbulohen detaje të reja

NULL NULL
30.06.2026 13:59

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Dragashin së fundmi.

Mbrëmjen e së hënës, në fshatin Zlipotok të kësaj komune u vra me thikë, imami Gazmen Tairovci. I dyshuar për rastin deri në këto momente është Beshir Hamza si dhe babai i tij.

Por sipas gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj në mesin e të dyshuarve është edhe nëna e dorasit. Siç tha gazetarja, ajo dyshohet se ka pasur rol nxitës apo ka shtyrë në kryerjen e veprës penale.

“Megjithatë këto mbeten vetëm dyshime në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar”, tha Zogaj, transmeton Klankosova.tv.

Më herët, e njëjta zbuloi se imami ishte therur pesë herë me thikë në zonën e shpinës dhe se gjithçka nisur për kositjen e barit në një pronë.

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash (VIDEO)

lajme të ngjashme