Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

NULL NULL
30.06.2026 12:01

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se ka nisur shitja online e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e vlefshme për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Kjo përballje e shumëpritur do të zhvillohet më 2 korrik, në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:00, transmeton Klankosova.tv.

Për herë të parë, FBK ka vendosur që biletat për ndeshjet e Kosovës të shiten online përmes platformës “KickTick”, duke synuar një proces më të shpejtë dhe më të lehtë për tifozët.

Biletat janë tashmë në dispozicion dhe mund të sigurohen përmes kësaj platforme, me çmim prej 4 euro.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka ftuar të gjithë adhuruesit e basketbollit që të jenë pjesë e kësaj sfide të veçantë dhe të mbështesin Kosovën në këtë duel të rëndësishëm drejt kualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.

 

Blej biletën

lajme të ngjashme