Manchester United hap derën për rikthimin e Rashfordit NULL NULL 30.06.2026 10:19 30.06.2026 10:19 Marcus Rashford mund të nisë sezonin e ri te Manchester United. Sipas informacioneve nga Anglia, drejtuesit e klubit kanë zhvilluar bisedime direkte me kampin e sulmuesit për ta riintegruar në skuadrën e parë. United është i gatshëm ta mirëpresë Rashfordin në stërvitje nën drejtimin e Michael Carrick, ndërsa vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij do të merret më vonë gjatë afatit kalimtar veror, transmeton Klankosova.tv. Edhe vetë Rashford është i hapur të qëndrojë te “Djajtë e Kuq” në fillim të sezonit, me të dyja palët që do të shqyrtojnë ofertat e mundshme në vazhdim të verës. Sulmuesi anglez ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2028./Klankosova.tv