Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia sekuestron armë dhe 15 fishekë nga një grua në Prishtinë

NULL NULL
30.06.2026 10:06
Foto Ilustrim

Një grua është shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit policor iu gjet një armë zjarri pa leje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, më 29 qershor, rreth orës 18:20, në rrugën “Elez Berisha”. Gjatë kontrollit, tek e dyshuara janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pa lejen përkatëse, 15 fishekë si dhe një këllëf i armës, transmeton Klankosova.tv.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa armët dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale.

Rr. Elez Berisha, Prishtinë 29.06.2026, 18:20. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër pasi që tek e njëjta është gjetur dhe sekuestruar një armë pa leje përkatëse me 15 fishekë dhe një këllëf i armës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.” thuhet në raport.

lajme të ngjashme