Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liqeni akumulues në Mitrovicë në gjendje të degraduar, shndërrohet në moçal (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2026 07:45

Liqeni akumulues në Mitrovicë, i cili dikur ishte paraparë si hapësirë atraktive për turizëm dhe rekreacion, është rikthyer në një gjendje të degraduar dhe është shndërruar në një hapësirë të ngjashme me moçal, i mbuluar nga barishtet.

Sipas korrespondentit për rajonin e Mitrovicës, Urall Boshnjaku, pamja aktuale e liqenit është shqetësuese dhe e shëmtuar, duke theksuar se mungesa e mirëmbajtjes ka ndikuar në këtë gjendje.

“Ka vite që liqeni akumulues në vend që të jetë pikë atraktive për turizëm në Mitrovicë, është shndërruar në pikë shëmtie. Ai vazhdon të duket si moçal i mbuluar nga barishtet. Është pamje jashtëzakonisht e shëmtuar e shkaktuar prej rritjes së barishteve. Qeverisja e re komunale duket se nuk po e mirëmban ashtu siç kishte premtuar. Kjo çështje është trajtuar edhe nga pushtetet e kaluara, e vazhdimisht faji i është hedhur formës së ndërtimit”, ka deklaruar korrespodenti i Klan Kosovës për Mitrovicë, Urall Boshnjaku.

lajme të ngjashme