Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja dhe fëmijët e futbollistit argjentinas humbën jetën nga tërmeti në Venezuelë

NULL NULL
30.06.2026 08:04

Gruaja dhe fëmijët e një futbollistit argjentinas që luan në Venezuelë, Lucas Trejo, humbën jetën në tërmetet e dyfishta që goditën vendin javën e kaluar. 

Lucas Trejo, i cili luan për Club Sport Maritimo të La Guaira, i tha më parë portalit Noticias Telemundo se po “kërkonte nëpër rrënoja me duart e tij” duke kërkuar gruan e tij Yanina, djalin dhe vajzën e tyre. 

Trejo kishte qenë larg me ekipin kur një tërmet me magnitudë 7.2 ballë u pasua disa sekonda më vonë nga një tërmet me magnitudë 7.5 ballë. 

Noticias Telemundo konfirmoi vdekjet me Club Sport Maritimo të La Guaira, i cili i bëri homazh familjes së Trejos në një deklaratë:

“Për prehjen e përjetshme të Yanina de Trejo (bashkëshortes), Aaron Trejo (djalit) dhe Ainhoa ​​Trejo (vajzës) të lojtarit tonë Lucas Trejo. Familja e madhe e Club Sport Marítimo de La Guaira shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e anëtarëve të familjes së tij.” /Klankosova.tv 

Soccer Star's Wife and 2 Kids Found Dead After 72-Hour Search

 

lajme të ngjashme